Gjashtë futbollistë të Argjentinës mund të pezullohen për Kupën e Botës 2030, pasi FIFA ka konfirmuar nisjen e procedurave disiplinore ndaj tyre. “La Albiceleste” nuk arriti ta mbrojë titullin e kampionit të botës, pasi u mposht nga Spanja pas kohës shtesë. Spanjollët fituan trofeun e dytë në histori falë golit vendimtar të Ferran Torres.
Mesfushori i Chelseat, Enzo Fernandez, u ndëshkua me karton të kuq pas dy ndërhyrjeve të pamenduara, por tensionet shpërthyen edhe pas përfundimit të ndeshjes. Nahuel Molina u filmua duke goditur kapitenin e Spanjës, Rodri, ndërsa Leandro Paredes humbi plotësisht kontrollin, duke u përplasur me Eric Garcian dhe Gavin.
Paredes u pa duke e kapur Garcian për fyti dhe duke e rrëzuar Gavin në tokë. Sistemi informativ i FIFA-s raportoi gabimisht se ai ishte ndëshkuar me karton të kuq. Një tjetër incident i rëndë përfshiu ndihmëstrajnerin e Argjentinës, Roberto Ayala, i cili goditi Dani Olmon gjatë rrëmujës. Disa ditë më vonë ai kërkoi falje, por këmbënguli se “ishte më shumë një shtyrje sesa një goditje”.
IFAB pranon gabimin e madh në Botëror: Embolo nuk duhej të merrte kartonin e dytë ndaj Argjentinës Olmo nuk e pranoi faljen dhe e akuzoi Ayalan për gënjeshtër në një intervistë për median spanjolle. Në deklaratën e FIFA-s për procedurat disiplinore përmenden Roberto Ayala, Nahuel Molina, Leandro Paredes, Thiago Almada dhe edhe lojtari i Spanjës, Gavi.
Sipas The Sun, Cristian Romero, Lisandro Martinez dhe Giovani Lo Celso, të cilët u panë duke mbajtur një pankartë të ardhur nga tribunat, së bashku me Molina, Almada dhe Paredes, mund të përballen me pezullime që do të ndikojnë në pjesëmarrjen e tyre në Kupën e Botës 2030./ Telegrafi
