Nga: Edona Binaku Shpërndaje në: Pas shkëputjes trevjeçare pa propozime, Kosova është rikthyer në binarët e rrugëtimit drejt çmimit më të madh në kinematografi.
Të premten filmi “Dua” nën regji të Blerta Bashollit është kandidati zyrtar i vendit për edicionin e 99-të të “Academy Awards”, ndërkaq filmi “Shame and Money” i Visar Morinës e ka marrë direkt biletën me trofeun në “Sundance Film Festival” dhe me ndryshimin e rregullores.
“Ky vit shënon një moment të veçantë për kinematografinë kosovare, pasi Kosova do të përfaqësohet në garën për ‘Academy Awards’ me dy filma”, ka shkruar Qendra Kinematografike e Kosovës Kosova do të ketë dy shanse për t’u nominuar për çmimin më të madh në kinematografi. “Dua” nën regji të Blerta Bashollit dhe “Shame and Money” nën regji të Visar Morinës, janë dy filmat që synojnë “Oscar”.
I pari është kandidati zyrtar vendit, i dyti e ka marrë direkt biletën me trofeun në “Sundance Film Festival” dhe me ndryshimin e rregullores nga “Academy Awards”. “Një moment të veçantë për kinematografinë kosovare”, ka cilësuar Qendra Kinematografike e Kosovës kur ka bërë publik lajmin, të premten në komunikatën për media.
“Ky vit shënon një moment të veçantë për kinematografinë kosovare, pasi Kosova do të përfaqësohet në garën për Academy Awards me dy filma. Krahas filmit ‘Dua’, filmi “Shame and Money” nga Visar Morina, fitues i Grand Jury Prize në Sundance Film Festival, është kualifikuar drejtpërdrejt në garën për çmimet Oscar”, shkruhet në komunikatë.
Për filmin “Dua” ka qenë Komiteti Përzgjedhës i QKK-së – në përbërje të Kaltrina Krasniqit, kryesuese, Antoneta Kastratit, Ilir Hasanajt, Tristan Halilajt, Vullnet Sanajës – ai që ka marrë vendimin. “Komitetit përzgjedhës e vlerësoi si veçanërisht të guximshme zgjedhjen artistike për ta rrëfyer një histori kaq komplekse përmes këndvështrimit të një të miture.
Personazhi i Duas, i interpretuar me pjekuri të jashtëzakonshme nga Pinea Matoshi, sjell një performancë autentike, të besueshme dhe emocionalisht përmbajtjesore. Përmes vizionit të saj autorial, Blerta Basholli ndërton një rrëfim të ndjerë, që trajton sinqertë një periudhë të rëndësishme të historisë së Kosovës.
Duke ndërthurur një perspektivë intime me temat universale të identitetit, traumës dhe rezistencës, ‘Dua’ dëshmon potencial të qartë për të rezonuar me audienca dhe juri ndërkombëtare. Andaj, Komiteti vendos unanimisht që ‘Dua’ të jetë propozimi i Kosovës për edicionin e 99-të çmimeve ‘Oscar’”, shkruhet në njoftim, pa precizuar se sa projekte filmike ka pasur në dispozicion.
Edhe Kulturë 7 kor 2026 “Erdhlezeti” rikthehet në ritëm me energjinë e muzikës që bashkon Kosova ka pasur një shkëputje trevjeçare me propozime për “Oscar” dhe një gjë e tillë qe cilësuar si humbje e ritmit. Më 2023 përbërja e atëhershme e Komitetit përzgjedhës erdhi në përfundim se s’ka film që i plotëson kushte për kandidim për nominim në kategorinë e filmave ndërkombëtarë të “Oscarit”.
Më 2024, arsyetimi se QKK-ja kishte “probleme me e-maile” qe goditja e radhës, që shënoi mospraninë e Kosovës në listën e shteteve që dërguan kandidatët. Për dy vjet radhazi, emra të njohur nga Kosova që merren me këtë fushë i reaguan dhe e këshilluan QKK-në që të mos vepronte kësisoj. Vitin e kaluar sërish u vlerësua se s’ka film që i plotëson kushtet. E, këtë vit reagoi më shpejt.
Thirrjen e hapi qysh më 12 qershor dhe qe e hapur për dy javë. “Dua” e nisi furishëm rrugëtimin me premierë botërore në edicionin e 79-të të Festivalit të Filmit në Cannes, në majin e sivjetmë. Historia e sinqertë, e përshkruar me sytë dhe ndjesinë e një adoleshenteje të fundviteve të shekullit të kaluar, do të arrinte të merrte vëmendje tek mori çmimin “SACD”.
Është çmimi për skenar që ndahet nga seksioni paralel i Festivalit të Cannes, “Semaine de la Critique” (Java e Kritikës). “E prita me shumë gëzim dhe mirënjohje”, ka thënë Blerta Basholli pas lajmit se filmi i saj është kandidati zyrtar i Kosovës për “Oscar” në kategorinë e filmit më të mirë ndërkombëtar.
“Është një nder i madh që Dua është përzgjedhur ta përfaqësojë Kosovën në garën për ‘Academy Awards’. Ky është një vlerësim i rëndësishëm për punën e të gjithë ekipit krijues dhe një mundësi që historia jonë të vazhdojë rrugëtimin para publikut ndërkombëtar”. Emri i Bashollit nuk është i panjohur as për “Oscars”. Më 2021, me filmin “Zgjoi” u fut në listën e ngushtë por s’u nominua.
Ky është edhe shansi i saj i dytë. “Pas përvojës me ‘Zgjoin’, e jetoj këtë moment me më shumë qetësi dhe pjekuri. E di se sa konkurruese dhe e paparashikueshme është kjo garë, prandaj nuk e shoh si një barrë apo pritshmëri, por si një privilegj. Jam krenare që edhe një herë kam mundësinë ta përfaqësoj Kosovën me një histori që më është shumë afër zemrës.
Nëse ‘Zgjoi’ hapi disa dyer për kinemanë tonë, shpresoj që edhe ‘Dua’ të vazhdojë ta forcojë praninë e Kosovës në hartën e kinemasë botërore”, ka thënë Basholli të premten. “Dua” skenarin e të cilit e kanë shkruar Basholli dhe Nicole Borgeat, përthekon një realitet që e ka përjetuar thuajse secili adoleshent që fati e ka përplasur me vitet ’90 në Kosovë.
Askush nuk ka qenë i lirë të dalë në një “pub” apo disko për të testuar veten në vallëzim apo për t’u njohur me dikë. E kur ka dalë, është përballur me ndjekjet e policisë serbe, gjoja për prishje të rendit publik. Por problemi i pushtetit të asaj kohe kishte të bënte vetëm me etninë.
Shqiptari paraqiste rrezik edhe nëse vallëzonte, madje edhe nëse i ofronte një puthje dikujt Dua (Pinea Matoshi), si personazh 13-vjeçar i filmit që mban po këtë emër, nuk arrin ta ketë as puthjen e parë pa presionin për t’i ikur policisë serbe, sikur puthja të ishte ndonjë krim. “Shame and Money” ka një rrugë tjetër drejt “Oscar”.
Edhe ky film, goditi me të parën, me premierë botërore në Festivalin e Filmit në Sundance në janarin e sivjetmë, ku mori Çmimin e Madh të Jurisë. Por tek në maj u konfirmua hapja e dyerve për në “Academy Awards” kur ndryshuan rregullat për fituesit e këtij Çmimi.
Edhe Kulturë 42 min. më parë Nis programi edhe në skenën kryesore të “Sunny Hillit” Akademia e shpalli ndryshimin më , kur miratoi rregullat për 99th Për herë të parë, u lejua që një film joanglisht të kualifikohet për kategorinë Best International Feature Film në dy mënyra: si përzgjedhja zyrtare e një shteti, siç ka qenë deri atëherë ose të fitojë çmimin kryesor në një nga festivalet kualifikuese, përfshirë “World Cinema Grand Jury Prize” në Sundance.
“Shame and Money”, skenarin e të cilit e ka shkruar regjisori Morina bashkë me Doruntina Bashën shpalos historinë e një familjeje kosovare e detyruar të shpërngulet nga fshati në kryeqytet, në kërkim të një vendi në shoqërinë kapitaliste. “Për portretizimin e tij të fuqishëm dhe unik të dinjitetit njerëzor, në Kosovën bashkëkohore, që gjen jehonë universale.
Një regjisor i ndjeshëm që e tërheq me mjeshtëri audiencën në vështirësitë e përditshme të një familjeje. Për empatinë e tij të thellë për personazhet, në një moment vendimtar në të cilin ata po fillojnë jetën nga e para, ‘Çmimi i Madh i Jurisë’ shkon për filmin ‘Shame and Money’”, do të vlerësonte Juria e Sundance. Astrit Kabashi luan rolin kryesor.
Është Shabani, kryefamiljari tradicional e krenar, i cili duhet të përdorë kursimet e nënës së tij për të mbajtur familjen në këmbë. Në shpjegimin e tematikës shkruhet se krenaria e tij hijezohet vazhdimisht dhe se dinjiteti i tij rrëshqet. “Siç dihet tashmë rregullat e Oscarit kanë ndryshuar.
Nëse filmi fiton çmimin kryesor në një prej festivaleve prestigjioze botërore kualifikohet direkt për ‘Oscar’. Këtë fat ka pasur edhe filmi ‘Shame and money’! Kjo është e rëndësishme jo veç për ne, por për gjithë komunitetin kinematografik në Kosovë, kështu që nuk ka pasur nevojë që të propozohet nga QKK.
Është shumë e rëndësishme që tash Kosova ka në garë për ‘Oscar’ dy filma”, ka thënë Kabashi për KOHËN. Drejt “Oscarit”, Kosova është në një tjetër etapë. Nominimet për Filmin më të Mirë të Huaj, do të shpallen më 21 janar të vitit që vjen. Ceremonia mbahet më 14 mars.
“ Mendoj që shanset këtë vit janë shumë më të mëdha pasi që garojmë me dy filma”, ka thënë Kabashi teksa ka komentuar edhe rikthimin e Kosovës me propozime për çmimin e madh pas shkëputjes prej vitit 2023. “Kjo është veçse një mundësi më shumë për përfaqësimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare, e sidomos në ‘Oscars’”, ka thënë Kabashi.
Lajm të mirë e ka cilësuar regjisorja Blerta Basholli. Edhe Kulturë 1 o. më parë “Sunny Hill” merr formë – kumbon Prishtina “Është e rëndësishme që Kosova të jetë e pranishme çdo vit në skenën ndërkombëtare të filmit. Vetë pjesëmarrja e mban të dukshme kinemanë tonë, krijon mundësi të reja për autorët dhe i jep vazhdimësi punës së industrisë sonë.
Përfaqësimi nuk është vetëm garë për një çmim, por edhe një mënyrë për t’i treguar botës historitë që vijnë nga Kosova dhe për të ndërtuar një traditë të qëndrueshme të prezencës sonë në Academy Awards”, ka thënë Basholli. Me Visar Morinën, Kosova tentoi “Oscar” edhe më 2020 kur kandidoi filmin “Exile”.
Më 2019 propozoi filmin “Zana”, nën regji të Antoneta Kastratit, më 2018 qe “Martesa”, nën regji të Blerta Zeqirit, “T’padashtun”, nën regji të Edon Rizvanollit më 2017, “Home Sweet Home” të Faton Bajraktarit më 2016, “Babai” i Edon Rizvanollit më 2015 dhe “Tri dritare dhe një varje” i Isa Qosjes më 2014, kur nisi historia e Kosovës me Akademinë Amerikane.
Suksesi i madh i Kosovës deri më tani drejt “Academy Awards” mbetet nominimi për “Oscar 2016” i filmit “Shok” i Jamie Donoghue në kategorinë e filmave të shkurtër.
