Nga: Donisa Fazliu Shpërndaje në: Është lexuar aktakuza ndaj ish-shefit të Administratës së Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, Obrad Stevanoviqit, dhe 20 të akuzuarve të tjerë, të cilët Prokuroria Speciale i mban përgjegjës për vrasjen e 42 civilëve shqiptarë më , në Reçak. Gjykimi nisi të premten, pa praninë e të akuzuarve.
Ka nisur gjykimi në mungesë ndaj Obrad Stevanoviqit dhe 20 të akuzuarve të tjerë për krime të luftës kundër popullsisë civile shqiptare në fshatin Reçak të Shtimes, në janar të vitit 1999. Në Gjykatën Themelore të Prishtinës, të premten u lexua aktakuza që i ngarkon 21 ish-pjesëtarë të strukturave policore dhe ushtarake të Serbisë, me përgjegjësi për vrasjen e 42 civilëve shqiptarë.
Në mesin e të akuzuarve janë: Obrad Stevanoviq, Radomir Markoviq, Krsman Jeliq, Goran Radosavljeviq, si dhe të akuzuar të tjerë. Sipas aktakuzës së lexuar nga prokurori special, Ilir Morina, të pandehurit kanë marrë pjesë në vrasje, tortura e shkatërrim të pasurisë së popullsisë civile.
“Rreth orës të mëngjesit e rrethuan fshatin Reçak, fillimisht e granatuan nga distanca prej disa vendeve të njohura si: ‘Pishat’, ‘Gështenjat’, ‘Çesta’ dhe ‘Guri i Shpum’, pastaj me automjete të blinduara, hynë në fshat dhe filluan të kontrollonin shtëpi për shtëpi, me ç’rast në oborrin e shtëpisë së Rashit Rashitit fillimisht e vrasin Banush Kamerin, të cilit pastaj edhe ia presin kokën.
Në vendin e quajtur ‘Vrella’ i vrasin Haki Metushin, Sabri Sylën dhe Arif Metushin, në oborrin e shtëpisë së tij e vrasin Ahmet Mustafën dhe fqinjin e tij Hajriz Jakupi”, ka thënë prokurori Morina.
Edhe Arbëri 20 kor 2026 Dështon në nisje gjykimi për Masakrën e Reçakut Aktakuza thotë se të pandehurit u dolën në pritë civilëve shqiptarë të cilët po largoheshin në drejtim të malit dhe pa paralajmërim shtinë në drejtim të tyre, duke vrarë disa. Më pas, operacioni vazhdoi edhe në lagjen “Emini”.
“Kjo gjendej në pjesën perëndimore të fshatit ku me armë zjarri në oborrin e tij e plagosën në këmbë Ismet Eminin dhe e vranë vëllain e tij, Ajet Emini, që të dy civilë. Më pas në vendin e quajtur ‘Çeshma’ i vranë civilët Bajram Mehmeti, vajzën e tij Hanumshahe Mehmeti”, ka thënë prokurori Emini.
Sipas Prokurorisë, të pandehurit me dashje dhe bashkëkryerje morën pjesë edhe në shkatërrimin e pasurisë së popullsisë civile.
“Nga distanca e granatuan me të gjitha mjetet ushtarake dhe në fund me automjetet e blinduara hynë në fshat dhe kontrolluan shtëpi për shtëpi, ashtu që banorët e strehuar i nxorën nga shtëpitë e tyre, kurse shtëpive u vunë zjarrin duke i djegur të gjitha shtëpitë, me ç’rast e shkatërruan gjithë pasurinë e paluajtshme dhe të luajtshme duke i shkaktuar dëm të madh material popullsisë civile”, ka thënë prokurori special.
Në aktakuzë thuhet se nga ky operacion i forcave policore serbe, u vranë mizorisht 42 civilë të të dy gjinive, të moshave të ndryshme, të nacionalitetit shqiptar, të cilët nuk ishin të përfshirë në luftë.
Edhe Arbëri 6 dhj 2025 Ish-të burgosurit e viteve ‘90 presin drejtësi në gjykimin që nis këtë muaj Aktakuza e Prokurorisë Speciale përfshin edhe dëshminë e shefit të Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë në atë kohë, Ëilliam Ëalker. Ai e pati cilësuar atë që pa në Reçak, si krim kundër njerëzimit.
Ky konstatim i tij, i transmetuar nëpërmjet mediave të mëdha globale, ndikoi në rrjedhën e zhvillimeve të mëtutjeshme të faktorit ndërkombëtar në raport me Kosovën.
