Shpërndaje në: Më shumë se 48 mijë migrantë janë kthyer në Marok këtë të premte, pasi rreth 60 mijë persona hynë në mënyrë të parregullt në enklavën spanjolle të Ceutas gjatë orëve të fundit, duke shkaktuar një krizë të paprecedentë që deri më tani ka lënë të paktën 57 të vdekur.
Sipas Ministrisë së Brendshme të Spanjës, vetëm nga mëngjesi i së premtes deri në orën , rreth 37.500 persona u larguan nga Ceuta drejt Marokut, me një ritëm prej afërsisht 150 personash në minutë, raporton radiotelevizioni spanjoll. Migrantët po kthehen përmes digës së Tarajalit, pika ku kufiri mes Spanjës dhe Marokut takohet me detin pranë Ceutas.
Kthimi i tyre vjen pas vendosjes së ushtrisë në qytetin autonom spanjoll, si dhe dërgimit të 400 efektivëve të Policisë Kombëtare dhe Gardës Civile, për të rikthyer rendin pas kaosit dhe incidenteve të dhunshme që shoqëruan valën e hyrjeve. Në anën marokene të kufirit, janë regjistruar përplasje mes grupeve të të rinjve, disa prej tyre të maskuar, dhe forcave të policisë pranë Tarajalit.
Ndërkohë, mijëra persona, kryesisht të rinj, por edhe familje me fëmijë, janë strehuar në kodrat përreth zonës kufitare. Megjithatë, pavarësisht kthimit masiv të migrantëve, grupe të tjera vazhdojnë të hyjnë në Ceuta përmes digës së Tarajalit.
