Mirlind Daku ndryshon klub, por mbetet në Rusi

0%

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Mirlind Daku, është pranë transferimit te Spartak Moska, pasi klubi rus ka vendosur të aktivizojë klauzolën e lirimit të lojtarit. Sipas raportimeve, Spartak ka njoftuar zyrtarisht Rubin Kazanin për vendimin e tij për të paguar klauzolën prej 11 milionë eurosh, duke i hapur rrugën transferimit të sulmuesit shqiptar.

Ndërkohë, marrëveshja personale mes Dakut dhe Spartakut është arritur. 27-vjeçari pritet të firmosë një kontratë trevjeçare, e cila do ta mbajë atë në klubin e ri deri në vitin 2029. Daku ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazanit në sezonet e fundit, duke tërhequr vëmendjen me paraqitjet dhe golat e tij në kampionatin rus. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com