Protesta qytetare në Tiranë ka shënuar këtë të premte ditën e saj të 62-të radhazi. Me thirrjet kryesore për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe për reformimin e thellë të sistemit politik në vend, dhjetëra qytetarë dhe aktivistë janë mbledhur në tubim.
Protesta, si çdo ditë tjetër, ka nisur rreth orës , ku qytetarët fillimisht janë mbledhur në sheshin “Skënderbej”, ku më pas kanë marshuar përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, duke u ndalur përpara godinës së Kryeministrisë, aty dhe ku, siç është bërë traditë, po vijojnë me fjalimet e tyre.
Pjesëmarrësit në protestë kanë bërë të ditur se tubimet do të vijojnë edhe në javët në vazhdim, deri në përmbushjen e kërkesave të parashtruara. Kërkesa kryesore mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshimi i mënyrës së funksionimit të klasës politike. Pas fjalimeve të qytetarëve para Kryeministrisë, pritet të ketë edhe marshim të protestuesve në rrugët e Tiranës.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
