Të shtëna në aheng familjar në Shtime – 27-vjeçari dorëzon armën pas

0%

Një aheng familjar në Shtime është shoqëruar me të shtëna me armë, ndërsa pas ndërhyrjes së Policisë është sekuestruar arma që dyshohet se u përdor gjatë festës. Sinjali mëson se i dyshuari është Endrit Jashari , rreth 27-vjeçar.

Sipas burimeve, rreth orës të 30 korrikut, Policia ka siguruar informacione operative se në rrugën “Fazli Grajqevci” ishin dëgjuar të shtëna me armë gjatë një ahengu familjar. Pas veprimeve policore, i dyshuari e ka dorëzuar vullnetarisht armën, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Bëhet fjalë për një pistoletë me gaz të tipit “ZORAKI 917 T”, kalibër 9 mm, së bashku me një karikator të zbrazët. Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Pas procedurave policore, Endrit Jashari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet lidhur me rastin vazhdojnë. Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com