Sherri për biznes përfundon me arrestim – 27-vjeçari sulmon vëllain

0%

Një mosmarrëveshje mes dy vëllezërve për çështje biznesi ka eskaluar në dhunë fizike në Fushë Kosovë, duke përfunduar me arrestimin e njërit prej tyre. Sinjali mëson se i dyshuari është E.Sh., rreth 27-vjeçar, ndërsa viktimë V.Sh., rreth 30-vjeçar. Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 30 korrikut, rreth orës , në lokalin “Ëndrra-25”, në fshatin Sllatinë e Madhe.

Dy vëllezërit dyshohet se fillimisht janë përfshirë në një debat verbal lidhur me biznesin, ndërsa situata më pas ka eskaluar, kur E.Sh. dyshohet se e ka shtyrë fizikisht vëllain e tij. Pas raportimit të rastit, Policia ka shoqëruar të dy palët në Stacionin Policor në Fushë Kosovë, ku janë intervistuar lidhur me ngjarjen.

Me urdhër të Prokurorit kujdestar për Dhunë në Familje, është iniciuar rasti për veprën penale “Dhunë në familje”, ndërsa ndaj E. Sh. është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Ai është dërguar në Qendrën e Mbajtjes ndërsa hetimet për rastin janë në vazhdim. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com