Ka përfunduar pritja për mijëra adhurues të muzikës, pasi Sunny Hill Festival hap sonte siparin e edicionit të sivjetmë në Kosovë, duke sjellë për tri net radhazi një program të pasur me emra të njohur të skenës vendore dhe ndërkombëtare.
Nata e parë e festivalit do të nisë me performancat e disa prej artistëve më të pëlqyer shqiptarë, përfshirë Dhurata Dorën, Sahatin, La Fazanin dhe emra të tjerë që do të ngjiten në skenën e festivalit. Kulmi i mbrëmjes pritet të jetë paraqitja e superyllit botëror të muzikës pop, Katy Perry, e cila sipas agjendës do të ngjitet në skenën kryesore në orën .
Artistja amerikane, e njohur për hitet globale si Firework , Roar , Teenage Dream , Dark Horse dhe Last Friday Night , pritet të dhurojë një spektakël të paharrueshëm për publikun në Prishtinë.
Sunny Hill Festival do të vazhdojë edhe gjatë fundjavës, me Lewis Capaldi si emrin kryesor të natës së dytë, ndërsa edicioni i këtij viti do të mbyllet të dielën me performancën e DJ-it dhe producentit të famshëm holandez Martin Garrix.
Organizatorët presin që festivali edhe këtë vit të mbledhë dhjetëra mijëra vizitorë nga Kosova, rajoni dhe vende të ndryshme të botës, duke e shndërruar Prishtinën në qendrën e muzikës dhe argëtimit për tri net radhazi.
