Pa kontratë prej dy vitesh, Xavit i del emri në Arabinë Saudite

0%

Xavi Hernandez është një nga kandidatët kryesorë për të marrë drejtimin e Al-Ahli, si pasues i Matthias Jaissle. Drejtori sportiv Rui Pedro ka nisur bisedimet edhe me Vitor Pereiran dhe Nuno Espirito Santon, ndërsa ende nuk është marrë një vendim përfundimtar. Xavi është pa kontratë që prej largimit nga Barcelona në maj të vitit 2024, çka e lehtëson një marrëveshje me klubin saudit.

Matthias Jaissle drejtoi Al-Ahli për tre sezone, duke fituar dy tituj radhazi të Ligës së Kampionëve të AFC në vitet 2025 dhe 2026, ndërsa sezonin e fundit skuadra u rendit e treta në kampionatin saudit, pas Al-Nassr dhe Al-Hilal. Tekniku gjerman pritet të marrë drejtimin e Neëcastle në Angli.

Xavi ka eksperiencë në Lindjen e Mesme nga periudha te Al-Sadd, ku fitoi shtatë trofe, si dhe ka drejtuar Barcelonën nga nëntori 2021 deri në maj 2024, duke fituar La Ligën dhe Superkupën e Spanjës në sezonin 2022/23. Al-Ahli ka në përbërje lojtarë si Ivan Toney, Riyad Mahrez dhe Francisco Trincao.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot