Vllaznia e vajzave drejt Champions League

0%

Vllaznia e vajzave po përgatitet për një nga momentet më të rëndësishme të sezonit, aventurën në Champions League. Skuadra shkodrane ka hyrë në fazën përfundimtare të përgatitjeve përpara nisjes drejt Qipros, aty ku do të zhvillohen përballjet europiane.

Gjatë merkatos së fundit, grupi është përforcuar me lojtare të reja, të cilat pritet të sjellin më shumë alternativa dhe konkurrencë në skuadër. Për drejtuesit e klubit, sfida e parë është krijimi i një grupi sa më të bashkuar dhe përshtatja e shpejtë e futbollisteve të reja me filozofinë e ekipit.

Stafi teknik dhe futbollistet e reja shfaqin besim përpara përballjeve europiane, duke vlerësuar punën e bërë gjatë kësaj periudhe për të qenë sa më konkurrues në skenën ndërkombëtare. Kuqeblutë do ta nisin rrugëtimin në Champions League më 5 gusht, me përballjen ndaj skuadrës sllovake Spartak Myjava.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Objektivi i Vllaznisë është një paraqitje sa më dinjitoze dhe një rezultat pozitiv që do të përfaqësojë denjësisht futbollin shqiptar në Europë.

Burimi: Bota Sot