I fshehën si “çaj” medikamentet e padeklaruara, Dogana i zbulon tek

0%

Dogana e Kosovës ka parandaluar futjen në territorin e Republikës së Kosovës të medikamenteve të padeklaruara me vlerë rreth 6 mijë euro, të cilat ishin fshehur në një autobus gjatë kontrolleve të rregullta në Pikën e Kalimit Kufitar Dheu i Bardhë.

Sipas njoftimit të Doganës, rasti është zbuluar më , kur gjatë një kontrolli rutinor, zyrtari doganor ka identifikuar një hapësirë të kamufluar në shkallët e autobusit. Dogana bën të ditur se vlera e përafërt e mallit të zbuluar është rreth 6,000 euro.

Sipas autoriteteve doganore, para fillimit të kontrollit fizik, vozitësi i autobusit ishte intervistuar dhe ishte pyetur nëse posedonte mallra ose mjete monetare për deklarim, por kishte deklaruar se nuk kishte asgjë për të paraqitur pranë autoriteteve doganore.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Para fillimit të kontrollit fizik, vozitësi i autobusit ishte intervistuar nga zyrtarët doganorë dhe ishte pyetur nëse posedonte mallra ose mjete monetare për deklarim. Ai kishte deklaruar se nuk kishte asgjë për të paraqitur pranë autoriteteve doganore”, thuhet në njoftim.

Dogana rikujton se mosdeklarimi i mallrave përbën kundërvajtje doganore, në kundërshtim me dispozitat e Kodit Doganor dhe të Akcizave Nr. 08/L-247, i cili obligon çdo person që hyn ose del nga territori doganor i Republikës së Kosovës me mallra t’i deklarojë ato sipas procedurave në fuqi.

Për shkak të natyrës së mallit dhe rrethanave të rastit, autobusi është dërguar në terminalin doganor për kontroll të mëtejshëm. Procedurat janë zhvilluar në bashkëpunim me Policinë Kufitare, ndërsa pas përfundimit të ekzaminimit janë ndërmarrë veprimet e parapara me legjislacionin në fuqi.

Dogana e Kosovës thekson se importi i medikamenteve i nënshtrohet kërkesave të veçanta ligjore dhe, varësisht nga lloji dhe sasia e tyre, mund të kërkojë autorizime dhe dokumentacion përkatës nga institucionet kompetente. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com