Zekirija Ramadani nuk është më trajner i Dritës

0%

Zekirija Ramadani nuk do të jetë më në krye të Dritës, me trajnerin shkupjan që ka konfirmuar ndarjen e rrugëve me kampionen e Kosovës. Ramadani ka bërë të ditur për Telegrafin se ai dhe klubi gjilanas kanë vendosur ta përfundojnë bashkëpunimin, pa dhënë detaje të tjera për arsyet e këtij vendimi.

“Po është e vërtetë se kemi ndarë rrugët me klubin, detajet do t’i mësoni më vonë”, ka thënë shkurt Ramadani për Telegrafin. Ramadani u emërua në krye të Dritës në vitin 2024 dhe arriti të ndërtojë një skuadër konkurruese, duke e rikthyer klubin gjilanas në majat e futbollit kosovar.

Gjatë periudhës së tij në stolin e Dritës, Ramadani la gjurmë të rëndësishme, duke e udhëhequr ekipin drejt sukseseve të mëdha dhe duke siguruar dy tituj kampioni radhazi të Kosovës. Me punën e tij, trajneri shkupjan fitoi vlerësime për organizimin dhe stabilitetin që i dha skuadrës, ndërsa Drita vazhdoi të jetë një nga klubet kryesore në futbollin kosovar.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Për momentin nuk janë bërë të ditura arsyet që kanë çuar në përfundimin e bashkëpunimit mes Ramadanit dhe klubit gjilanas. Mbetet të shihet se kush do ta pasojë Ramadanin në stolin e Dritës dhe si do të vijojë rrugëtimi i kampiones së Kosovës në sezonin e ri./ Telegrafi

Burimi: Telegrafi