Dogana zbulon medikamente të padeklaruara në një autobus në PKK Dheu

0%

Zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë parandaluar një tentim për futjen e medikamenteve të padeklaruara në territorin e Republikës së Kosovës, pasi gjatë një kontrolli rutinor në Pikën e Kalimit Kufitar Dheu i Bardhë zbuluan mall të fshehur në një autobus. Medikamenteve, me vlerë të përafërt rreth 6 mijë euro, ishin kamufluar në një hapësirë të krijuar në shkallët e autobusit.

Sipas njoftimit të Doganës, gjatë kontrollit fizik u identifikuan disa pako të fshehura, të cilat fillimisht dyshohej se përmbanin çaj, por pas verifikimit rezultoi se në to ndodheshin medikamente të padeklaruara. Paraprakisht, vozitësi i autobusit kishte deklaruar para zyrtarëve doganorë se nuk posedonte mallra për deklarim.

Autobusi është dërguar në terminalin doganor për kontroll të mëtejshëm, ndërsa procedurat janë zhvilluar në bashkëpunim me Policinë Kufitare. Pas ekzaminimit janë ndërmarrë veprimet e parapara me legjisl;acionin në fuqi. Dogana rikujtoi se mosdeklarimi i mallrave përbën kundërvajtje doganore dhe se importi i medikamenteve i nënshtrohet kërkesave të veçanta ligjore.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Çdo tentim për fshehje ose mosdeklarim të mallrave cenon sigurinë e zinxhirit të furnizimit, konkurrencën e ndershme dhe mbrojtjen e shëndetit publik”, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës..

Dogana theksoi se mbetet e përkushtuar në luftimin e kontrabandës, mbrojtjen e interesave financiare të vendit dhe garantimin e sigurisë së qytetarëve përmes kontrolleve efektive dhe bashkëpunimit me institucionet përgjegjese.

Burimi: Bota Sot