Mario Mitaj do të prezantohet në vazhdim nga Genoa, ndërsa edhe Fabricio Romano si ekspert i afatit kalimtar e ka konfirmuar. Akordi është arritur, ndërsa shifra që do të përfitojë Al Itihad raportohet të jetë rreth 5 milionë euro. Mitaj u kërkua edhe nga Porto, por në fund ishin 9 herë kampionët e Serie A që fituan garën. 22-vjeçari rikthehet në Europë për të dhënë kontributin e tij.
Pas eksperiencave me AEK-un dhe Lokomotivën e Moskës, tashmë është radha e Genoas. Mbrojtësi i majtë largohet nga Al Itihad me kujtimin e 58 paraqitjeve. Gjatë kësaj kohe fitoi edhe titullin kampion. Pengesë e madhe në sezoni ne kaluar ishte numri i lojtarëve të huaj që lejohen në kampionatin arab. Mitaj e shikonte veten shpesh herë jashtë planeve për këtë arsye.
