Skandal me të dhënat e bizneseve? DHTIK kërkon veprime urgjente nga

0%

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë shpreh shqetësimin lidhur me publikimin në faqen e internetit të Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve të dokumenteve që përmbajnë të dhëna të bizneseve dhe të pronarëve të tyre.

DHTIK ka pranuar ankesa nga bizneset anëtare lidhur me lejimin e qasjes së plotë në dokumentet si; statuti dhe marrëveshjet e shoqërisë, duke përfshirë këtu edhe të dhënat personale të pronarëve dhe personave të autorizuar, të cilat, që janë të ndaluara me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Publikimi i këtyre dokumenteve me këto të dhëna mund të cenojë konfidencialitetin e marrëdhënieve kontraktuale dhe afariste. Andaj, DHTIK i bën thirrje institucioneve përgjegjëse për ndërmarrje të veprimeve urgjente për të adresuar këto çështje, si dhe të kërkohet përgjegjësi nga personat përgjegjës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot