QKMF Ferizaj nis bashkëpunimin për trajnimin e stafit në trajtimin e

0%

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Ferizaj do të jetë pjesë e një projekti që synon forcimin e kapaciteteve të profesionistëve shëndetësorë në trajtimin e traumës dhe dhunës me bazë gjinore. Në një takim të mbajtur mes drejtoreshës së QKMF-së, dr.

Nadire Ymeri, dhe menaxheres së Projektit THTP në Kosovë, Negihan Xërxa, u prezantua Programi Transnacional i Trajnimeve Shëndetësore (THTP), i cili në Kosovë zbatohet nga organizata medica Gjakova. QKMF Ferizaj është përzgjedhur për fazën e parë të projektit, e cila përfshin trajnimin e profesionistëve shëndetësorë sipas modelit “Trajnim i Trajnerëve” (TOT).

Zbatimi i projektit pritet të nisë pas nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit gjatë muajit shtator. Drejtoresha Nadire Ymeri vlerësoi rëndësinë e këtij bashkëpunimi, duke theksuar se projekte të tilla kontribuojnë në rritjen e kapaciteteve profesionale dhe përmirësimin e mbështetjes për personat e mbijetuar nga trauma dhe dhuna me bazë gjinore.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi