Goretzka i ofrohet Barcelonës, por katalanasit refuzojnë transferimin! Mesfushori gjerman Leon Goretzka i është ofruar Barcelonës si lojtar i lirë, duke shprehur dëshirën për t’u ribashkuar me trajnerin Hansi Flick. Sipas raportimit të Matteo Moretto, interesimi i Goretzkës erdhi pas dëmtimit afatgjatë të Frenkie de Jong, i cili ka krijuar boshllëk në mesfushën e skuadrës katalanase.
Megjithatë, Barcelona nuk planifikon të përforcojë repartin e mesfushës gjatë kësaj merkatoje dhe, për momentin, nuk po shqyrton mundësinë e transferimit të futbollistit gjerman.
