Dua Lipa vendos flamingo në hyrje të Sunny Hill/ Detaji që tërhoqi

0%

Dua Lipa ka surprizuar fansat me një detaj të veçantë në hyrje të festivalit Sunny Hill, ku janë vendosur flamingo dekorativë, duke i dhënë një atmosferë verore dhe festive hapësirës së festivalit. Sunny Hill Festival ka nisur në Prishtinë, ndërsa atmosfera në hapësirat e festivalit është shoqëruar edhe me detaje dekorative që kanë tërhequr vëmendjen e pjesëmarrësve.

Edicioni i vitit 2026 zhvillohet nga 31 korriku deri më 2 gusht në Sunny Hill Festival Park në Prishtinë. Organizatorët e kanë prezantuar këtë edicion si një nga më të mëdhenjtë deri më tani, me një listë artistësh ku kryesojnë Katy Perry, Martin Garrix dhe Lewis Capaldi, krahas emrave të tjerë ndërkombëtarë.

Burimi: Bota Sot