Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez kanë shtuar zërat për një martesë të afërt, pasi çifti është shfaqur me unaza të mëdha diamanti në gisht. Mediat portugeze raportojnë se dyshja mund të kurorëzojë lidhjen e tyre këtë fundjavë në pronën luksoze Quinta da Regaleira në Sintra të Portugalisë, edhe pse deri tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga Ronaldo apo Georgina.
Dyshimet u shtuan pasi ata u fotografuan në jahtin luksoz të futbollistit në Majorka dhe më pas në avionin e tyre privat, ku unazat tërhoqën vëmendjen. Ndërkohë, Georgina Rodriguez ka marrë vëmendje edhe me paraqitjen e saj elegante, ku u shfaq me një jelek të zi dhe një çantë luksoze Birkin.
Nëse raportimet konfirmohen, kjo do të ishte një nga dasmat më të komentuara të botës së sportit dhe showbiz-it. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
