SHBA dhe Irani ulen në tryezë dhe i’u kthehen negociatave, Trump:

0%

Presidenti amerikan Donald Tramp deklaroi se Shtetet e Bashkuara po zhvillojnë bisedime konstruktive me Iranin, duke lënë të hapur mundësinë e një marrëveshjeje për uljen e tensioneve. Megjithatë, ai paralajmëroi se nëse negociatat dështojnë, sulmet ajrore amerikane do të rifillojnë.

Sipas Tramp, kërkesa e Teheranit për t’u ulur në tryezën e bisedimeve është rezultat i presionit të ushtruar nga sulmet e fundit amerikane. Ndërkohë, Uashingtoni ndërpreu të shtunën fushatën dyjavore të sulmeve ajrore ndaj Iranit, një vendim që shënon një tjetër ndryshim të rëndësishëm në strategjinë e administratës amerikane gjatë konfliktit që ka zgjatur pesë muaj.

Autoritetet saudite njoftuan se mbrojtja ajrore rrëzoi disa dronë që kishin në shënjestër objektet e naftës. Sipas Riadit, ata ishin lëshuar nga territori i Irakut nga një milici e mbështetur nga Irani. Arabia Saudite deklaroi se rezervon të drejtën për t’iu përgjigjur këtyre sulmeve, shkruan Abcnews.al.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Pezullimi i operacioneve ushtarake mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit u prit pozitivisht nga tregjet financiare. Çmimi i naftës bruto ra me më shumë se 6 %, duke zbritur nën nivelin e 90 dollarëve për fuçi. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com