E rëndë: Gjendet një grua pa shenja jete tek ura e Fshajtë e Gjakovës

0%

Një grua është gjetur pa shenja jete paraditen e së premtes në afërsi të urës së Fshajtë, në Gjakovë. Drejtori rajonal i policisë në Gjakovë, Lumni Graishta, ka konfirmuar për Indeksonlinen se në vendin e ngjarjes ndodhen të gjitha njësitet e nevojshme, ndërsa pritet ardhja e ekipit të mjekësisë ligjore për të kryer ekzaminimet e nevojshme.

Sipas tij, viktima dyshohet të jetë një grua rreth moshës 50-vjeçare dhe se nga vëzhgimi fillestar nuk janë konstatuar shenja të dukshme dhune në trupin e saj. “Aktualisht nuk kemi më shumë informacione sesa ato që janë lëshuar në komunikatë, ngase ende nuk ka arritur mjekësia ligjore dhe deri atëherë ne nuk mund të ndërhyjmë më shumë. Njësitet e nevojshme janë në vendngjarje.

Viktima, femër, dyshohet të jetë rreth 50 vjeç. Për aq sa vërehet sipërfaqësisht, nuk ka shenja dhune. Kemi kontrolluar listën e raportimeve për persona të zhdukur gjatë kësaj jave dhe nuk kemi ndonjë rast që i përshtatet. Megjithatë, pas ekzaminimit nga IML-ja dhe hetimeve nga sektori rajonal, me siguri do të kemi më shumë të dhëna.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Për momentin nuk e kemi identitetin e viktimës”, ka thënë Graishta.

Burimi: Bota Sot