Analisti Adriatik Riza Dosti ka reaguar ashpër ndaj raportimeve për një marrëveshje në parim mes Shqipërisë dhe Serbisë për hapjen e konsullatave reciproke në Shkodër dhe Bujanoc, duke e cilësuar këtë zhvillim si “akt tradhtie kombëtare”.
Në një reagim publik, Dosti shpreh shqetësimin për mungesën e një qëndrimi zyrtar nga autoritetet shqiptare, ndërsa pyet “kujt i duhet dhe kujt i shërben” një konsullatë serbe në Shkodër.
Sipas tij, hapja e konsullatës shqiptare në Bujanoc nuk e zbut problemin, pasi ai e konsideron Bujanocin “tokë shqiptare të pushtuar nga Serbia” dhe pretendon se ky veprim përbën pranim të realitetit territorial serb. Dosti lidh këtë zhvillim me deklaratat e fundit të zyrtarëve serbë ndaj Kosovës dhe kritikon Tiranën për atë që e quan mungesë reagimi ndaj retorikës së Beogradit.
Ai përmend deklarata të ministrave serbë dhe të presidentit Aleksandar Vuçiq, duke argumentuar se ato kanë rritur tensionet politike në rajon. “Hapja e konsullatës serbe në Shkodër dhe Bujanoc, sidomos në këtë situatë të tensionuar mes Beogradit dhe Prishtinës, është një akt i pisët tradhtie kombëtare dhe një ngulje thike pas shpine ndaj Kosovës”, shkruan analisti.
Ai shkon edhe më tej duke e krahasuar projektin e konsullatës me një “Kal Troje serb të shekullit XXI”, ndërsa kërkon kundërshtim publik ndaj këtij hapi diplomatik. Deri më tani, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë nuk ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me raportimet për marrëveshjen në parim për hapjen e konsullatave në Shkodër dhe Bujanoc.
Shkrimi i plotë: Konsullate serbe ne Shkoder ? Kujt i duhet dhe kujt i sherben ? Shume shpejt Serbia e kriminelit Vucic dhe Shqiperia e tradhetarit Rama do te hapin konsullata reciproke ne Shkoder e Bujanovc. Lajmin e bejne te ditur mediat serbe te cilat i referohen takimit mes ministrit te jashtem serb Marko Gjuriq dhe homologut te tij shqiptar Ferit Hoxha.
Asnje fjale dhe heshtje e frikeshme nga pala shqiptare reth ketij lajmi. Se cfare i duhet konsullata serbe ne token shqiptare Shqiperise se Rames hajde gjejeni po deshe. Madje edhe ajo shqiptare parashikohet te instalohet po ne toke shqiptare …ne Bujanovcin shqiptar qe mbahet i pushtuar nga serbet .
Pra Tirana zyrtare e tradhetare me kete akt e pranon Bujanovcin shqiptar si teritor serb perderisa pranon qe aty te vendoset edhe Konsullata e Serbise …sikurse pranon nje deklarate te mepareshme te Ivica Dacicit qe thote se …Shkodra eshte pjese e rendesishme e historise se Serbise (???)Vini re me kujdes ….kete hap Shqiperia e Rames po e ben pikerisht tani kur me shume se kurre retorika kriminale serbe, gjuha e saj kercenuese ndaj Kosoves eshte shtuar e eshte bere me e rrezikeshme se kurre me pare.
Deklaratat publike zyrtare te Paunovicit per spastrim etnik …te Dacicit qe ju thote kosovareve …ikni prej Kosove e shkoni ne ardheun tuaj ne Shqiperi…te Gjuriqit qe se ka per gje hic te shprehet po publikisht se…ne Kosove kemi vite qe po punojme fort dhe jemi te kenaqur e tash presim rrezultatet tona pozitive (???) Me se fundi u kujtua te alarmohet edhe BE e PE pas deklaratave e kercenimeve per lufte ndaj Kosoves qe beri vete Vucici teksa vizitonte Akademine ushtarake serbe…e teksa uleriu kur tha…Kosova eshte toka jone e shenjte dhe pjese e Atdheut tone ndaj dhe ne serbet do te dijme se si ta mbrojme ate (???) Asnje fjale e reagim zyrtar e publik nga Shqiperia e Rames per deklaraten skandaloze e publike te Vucicit qe kercenon me lufte shqiptaret .
Edhe nje deputeti serb qe duke ju referuar Kosoves tha…fqinji yne …kryetarja e parlamentit serb Bernabic ju hodh ne gryke.
Hapja e konsullates serbe ne Shkoder e Bujanovc sidomos ne kete lloj situate te tensionuar politike mes Beogradit e Prishtines as me shume e as me pak eshte nje akt i piset i tradhetise kombetare dhe nje ngulje thike pas shpine ndaj Kosoves …te cilin shqiptaret e te dyja aneve te kufirit falls shqiptaro – shqiptar nuk duhet ta lejojne kurresesi .
Mesa di une as ne kohen e dashurise se zjarrte shqiptaro – serbe te kohes se Tito – Enver ndermjet Shqiperise e Jugosllavise nuk ka patur konsullata reciproke…pervecse perfaqesi dipllomatike – Ambasada.
Cila mendje djallezore e thellesisht anti shqiptare i nxorri nga senduku i pergjakur i historise keto lloj konsullatash qe per mua i perngjajne egzaktesisht nje Kali Troje serb te shekullit te 21…dhe nje tradhetie shqiptare qe meriton vec plumbin ballit.