Aleanca nuk heq dorë nga gjashtë kërkesat , Tahiri: Nëqoftëse nuk e

0%

Nënkryetari i Aleancës, Besnik Tahiri ka thënë se në mbledhjen e partive me kryetaren e Kuvendit Albulena Haxhiu ka adresuar dy çështje. Sipas tij, Kuvendi duhet të konstituohet menjëherë pasi që ka katër javë që është certifikuar rezultati i zgjedhjeve të 7 qershorit.

“Është e pakuptueshme për ne që për katër muaj ditë sa kemi ndejtë në Kuvend, gishti i është adresu opozitës për moskonstituim të institucioneve.”- tha Tahiri. Si çështje të dytë e shqetësim ka thënë Tahiri se ngriti se kur duhet të konstituohet Kuvendi. “Nuk duhet të bëhen lojëra dhe nuk duhet të shtyhet konstituimi më larg se më datën 7 gusht.”- tha Tahiri.

Interpretimet për një afat 30 ditor ai tha se e dëmton Kosovën. Ai shtoi se zgjatja e procesit lidhet me qëllime zgjedhore për një cikël të ri zgjedhor. Duke folur për një bashkëpunim të mundshëm me LVV-në për formim të instituconeve, Tahiri tha se nëse nuk merren parasysh gjashtë kërkesat e tyre ata nuk votojnë, por kërkesat janë pa marrë hise në qeveri.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Ne nuk bëhemi vegël se nuk jemi vegël. Se nga një parti që nuk u thirr në takime, u bëmë parti e respektuar. Ne kemi qartësi në kursin tonë politik, për Kosovën e jo për partinë. Nëqoftëse nuk e përfillin, ia pafshin hajrin.”- tha Tahiri. Tahiri ka shtuar se Kosova të shkoj nga një cikël zgjedhor në tjetrin, është e rrezikshme.

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, më ka njoftuar se nuk e sheh të arsyeshëm takimin me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Në përgjigjen e kthyer Kurtit, Gjini ka thënë se Aleanca është e gatshme pa kushte ose kërkesa vetjake të ndihmojë në bërjen e kuorumit për zgjedhjen e presidentit nëse mandatari për krijimin e Qeverisë i pranon gjashtë pikat e ofertës së tyre.

Aleanca ka kërkuar që institucionet e reja të pranojnë menjëherë projektin e gazsjellësit amerikan, të nisin procedurat për ndërtimin e një termocentrali të ri me qymyr, të rrisin pragun e TVSH-së nga 30 mijë në 100 mijë euro, të bëjnë lirimin e tokave të punuara nga tatimi në pronë për të nxitur bujqësinë, të bëjnë buxhetimin e plotë të rrugëve për Gjilanin, Pejën, Gjakovën, Mitrovicën dhe Podujevën, si dhe për Prishtinën të ndahen nga 800 milionë deri në 1 miliard euro investime në infrastrukturë.

Burimi: Kallxo