LVV pritet të takohet me Abdixhikun, “s’ka marrëveshje në parim me

0%

Deputetja e LVV-së, Arbërie Nagavci, tha se në takimin e kryetare së Kuvendit me përfaqësuesit e partive politike parlamentare, është dakorduar që seanca konstituive e legjislaturës së 11-të të mbahet më 6 gusht. “U dakorduam që, sipas ftesës, më datën 6 gushtë të mbahet seanca konstituive e legjislaturës së 11-të, sipas rendit të ditës i përcaktuar me rregullore” , tha Nagavci.

“Si subjekt që i ka fituar zgjedhjet, jemi të gatshëm dhe mezi presim të konstituojmë të gjitha institucionet dhe të vazhdojmë punën me kompetenca të plota në legjislaturën e 11, në Qeverinë e Kosovës dhe pastaj me punën e presidentit apo presidentes së zgjedhur brenda afatit të caktuar” Duke komentuar deklarimin e Abdixhikut për vazhdim të bisedimeve me Kurtin pas mbylljes së punimeve të Kuvendit të LDK-së, Nagavci tha se ky vendim është i mirëpritur.

“Ne natyrisht mirëpresim këtë vendim të Kuvendit të LDK-së dhe presim të vazhdojnë diskutimet dhe dakordimi sepse vendi ka nevojë që sa më parë të vazhdojë puna”, tha ajo. Se a pritet të ketë takim sot mes Kurtit dhe Abdixhikut, ajo tha: “Kjo çështje vendoset mes kryetarit të LVV-së dhe atij të LDK-së”. “Unë besoj që në afatin më të shkurtër të mundshëm do të vazhdojnë bisedimet”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ajo tha se “nuk ka marrëveshje në parim me LDK-në”. “Deri më tani nuk ka asnjë dakordim për pozita të caktuara, por unë besoj që më e rëndësishmja është vullneti për t’i ofruar vendit institucione”.

Burimi: Bota Sot