Lehona Lushaku, deputete e LDK-së, pas takimit me kryeparlamentaren Albulena Haxhiu, tha se partia e saj synon të përfundojë procesi i konstituimit të Kuvendit qysh më 6 gusht. “Seanca konstituive duhet të mbahet më 6 gusht me qëllim që Kosova të ketë institucione funksionale dhe ta kthejmë funksionalitetin e shtetit funksional.
Me qëllim që të mos bëhet asnjë vonesë, ne synojmë që Kuvendi të konstituohet në datën e thirrjes së seancës”, deklaroi deputetja e LDK-së. Ajo konfirmoi se nuk ka ftesë nga LVV për vazhdim të takimeve. “Çdo partneritet mes partive politike ndërtohet mbi bazën e parimeve bazë.
Ne jemi parti që qartësisht jemi të orientuar kah Perëndimi, i kemi vlerat tona bazike që duam t’i imponojmë në çdo marrëveshje dhe në çdo krijim partneriteti”.
