Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e djeshëm të LDK-së: Takimet për

0%

Nga: Ekonomia Online Shpërndaje në: Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka mirëpritur rikonfirmimin e Lumir Abdixhikut në krye të LDK-së, duke e cilësuar atë si një zhvillim që mundëson vazhdimin e takimeve ndërmjet partive për çështjen e zgjedhjes së presidentit të vendit.

Ajo tha se mbledhja e LDK-së ka qartësuar situatën brenda partisë, gjë që sipas saj i hap rrugë rifillimit të dialogut politik. Sipas Haxhiut, nevojitet angazhim maksimal dhe seriozitet nga të gjitha palët për të arritur një marrëveshje me konsensus për zgjedhjen e presidentit ose presidentes së Republikës së Kosovës.

“Së pari, është lajm i mirë që tashmë, kemi pasë një mbledhje të LDK-së dje. Pra lajm i mirë në kuptimin që tashmë mund të vazhdojnë takimet, sepse siç e dini, ato janë të pezulluara deri në qartësimin e situatës brenda LDK-së.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sigurisht që nuk është në mandatin tim as në përgjegjësitë e mia, sidomos jo në cilësinë që jam që të flas për atë çështje, por është shumë e rëndësishme që takimet të vazhdojnë. Pra, ato të fillojnë dhe të mbahen. Dhe të ketë përpjekje maksimale, seriozitet, që të arrihet një marrëveshje, me të cilën arrijmë, pra të kemi një konsensus për zgjedhjen e presidentit apo presidentes së vendit.

Pra është shumë e rëndësishme që këto takime të vazhdojnë sa më parë”, tha Haxhiu. Haxhiu ka shtuar se partia e saj ende s’e ka caktuar se kush do të propozohet për të parin e Kuvendit.

Burimi: Koha