Rama: Dyert e Kryeqytetit janë të hapura për organet e drejtësisë

0%

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka reaguar pas dorëzimit të kallëzimit penal në Prokurorinë Speciale nga Lëvizja Vetëvendosje mbi pretendimet se Komuna e Prishtinës është përfshirë në legalizime të jashtëligjshme të objekteve.

Rama, përmes Facebook, tha se dyert e komunës së Kryeqytetit janë të hapura për organet e drejtësisë për bashkëpunim të plotë dhe transparent, teksa u sugjeroi që të udhëzojnë kryeministrin në detyrë, Albin Kurti që t’i përgjigjet Prokurorisë pasi siç shkruan ai ka më shumë se dy vjet që nuk i përgjigjet ftesës për intervistim.

“E para, po m’vjen mirë që më në fund po i drejtoheni Prokurorisë. Është lajm i mirë. Tash udhëzojeni edhe Kryeministrin t’i përgjigjet Prokurorisë, sepse ka më shumë se dy vjet që nuk i përgjigjet ftesës për intervistim. E dyta, dyert e Kryeqytetit kanë qenë dhe mbeten të hapura për organet e drejtësisë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Garantojmë bashkëpunim të plotë, transparent dhe institucional për çdo kërkesë të Prokurorisë, si gjithmonë, padiskutim”, k a shkruar Përparim Rama në Facebook.

Burimi: Bota Sot