Pse mbijetojë Lumir Abdixhiku?

0%

Analisti politik Afrim Kasolli ka komentuar rizgjedhjen e Lumir Abdixhikut në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke vlerësuar se ai “mbijetoi edhe një betejë të brendshme”, por mbetet lider i një partie të ndarë dhe politikisht i brishtë. Sipas Kasollit, fitorja e Abdixhikut erdhi për dy arsye kryesore.

E para, kundërshtarët e tij nuk arritën të nxjerrin një kandidat alternativ që do të përfaqësonte pakënaqësinë brenda partisë. “U pa se ishin kundër tij, por nuk dihej se cili ishte lideri alternativ që ata e përkrahnin” , shkruan Kasolli. Arsyeja e dytë, që ai e cilëson vendimtare, lidhet me gatishmërinë e Abdixhikut për bashkëqeverisje me Lëvizjen Vetëvendosje.

Sipas tij, lideri i LDK-së u dha strukturave partiake sinjalin se pushteti është i arritshëm, gjë që për një parti të lodhur nga opozita ka peshë të madhe politike. “Ai la të kuptohet se është i gatshëm për bashkëqeverisje edhe me Vetëvendosjen, duke ua ofruar strukturave të partisë ‘tokën e premtuar’ të pushtetit”, thekson Kasolli.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Analisti shton se këtij perceptimi i kanë kontribuar edhe deklaratat e disa eksponentëve të Vetëvendosjes, të cilët kanë lënë të kuptohet se do të preferonin bashkëpunim me “krahun e VV-së” brenda LDK-së dhe jo me atë që shihet si më afër PDK-së.

Kasolli vlerëson se Abdixhiku, në vend të rrezikut të zgjedhjeve të reja, u premtoi anëtarëve të LDK-së “rehatinë e divanit të pushtetit të Albin Kurtit”, çka sipas tij e bëri fitoren e tij pothuajse të pashmangshme. Megjithatë, ai paralajmëron se sfidat e vërteta për Abdixhikun sapo kanë filluar.

“Shumë shpejt do të vërtetohet se arsyet për të cilat ai mbijetoi mund të jenë pikërisht ato që nuk do të jetë në gjendje t’i mbajë” , përfundon Kasolli. Shkrimi i plotë: Lumir Abdixhiku e mbijetoi dje edhe një betejë të brendshme. Ndonëse me një diferencë shumë të vogël ai i rikonfirmua si lider.

Çfarë tregon se i njëjti do te vazhdoje te jetë në krye të një subjekti politik jashtëzakonisht të ndarë nga brenda dhe një kryetar tejet fragjil. U sajuan shumë pandehma për këtë mbijetese të radhës. Por personalisht gjykoj se dy janë shkaqet kryesore që ndikuan në këtë “fitore”

E para sic kam shkruar para disa ditësh, kundërshtaret e tij treguan se janë kundër tij, mirëpo nuk arritën ta nxjerrin një lider si përfaqësues të tyre. Pra nuk dihej se cili është lideri alternativ që ata e përkrahin. E dyta dhe me kryesorja, Lumir Abdixhiku arriti ti ofrojë një partie të lodhur nga opozita diçka qe opentet e tij nuk ishin në gjendje ta bënin.

Ai la të kuptohet se është i gatshëm për bashkëqeverisje edhe me Lëvizjen Vetevendosje duke ua ofruar strukturava të partisë “tokën e premtuar” të pushtetit. Dhe për partite me mentalitetit klientelist, e LDK është e tillë, ashtu sikur subjektet tjera, ky synim është më atraktiv sesa bredhjet afatgjata.

Këtij imazhi i kontribuan edhe eksponentët e partisë fituese të zgjedhjeve duke lënë të kuptohet se do preferonin një koalicion me “krahun e VV” në Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe jo me atë “të PDK-se” Pra në vend të zgjedhjeve të reja të jashtëzakonshme, Lumir Abdixhiku u premtoi anëtarëve të LDK me shumë rehatinë në divanin e pushtetit të Albin Kurtit.

Prandaj, edhe fitorja tij u be “pashmangshme”. Natyrisht, telashet vetëm sa kanë filluar në këtë subjekt politik. Ngase shumë shpejt do të vërtetohet se për arsyjet që ai ka mbijetuar nuk do të jetë në gjendje t’i mbajë.

Burimi: Bota Sot