Sherr masive mes disa personave, goditen me shkopinj bejsbolli dhe

0%

Tre persona kanë mbetur të plagosur pas një konflikti të ndodhur mbrëmje e djeshme (30 korrik) në Tepelenë. Ngjarja është shënuar rreth orës , pranë një lokali në qytet dhe sipas informacioneve paraprake, disa persona kanë mbërritur me tre automjete fuoristradë, ndërsa konflikti ka vijuar me dhunë fizike dhe përdorimin e mjeteve të forta.

Të plagosur kanë mbetur dy vëllezër dhe kushëriri i tyre, 41, 39 dhe 46 vjeç, të cilët janë goditur me shkopinj bejsbolli dhe mjete të tjera të forta. Ata janë transportuar drejt Spitalit Rajonal të Gjirokastrës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Personat e dyshuar për përfshirjen në konflikt janë shpallur në kërkim, ndërsa policia po punon për identifikimin dhe kapjen e tyre.

Sipas informacioneve konflikti ka qenë për motive të dobëta, por ende nuk ka të dhëna të konfirmuara mbi shkakun e konfliktit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot