Shtohen akuzat ndaj Belinda Ballukut, pritet t’i komunikohen edhe për

0%

Këtë të premte, Prokuroria e Posaçme Anitkorrupsion (SPAK) pritet t’i komunikojë ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku zgjerimin e hetimeve, si edhe akuza të reja që lidhen me lotet 5, 6 dhe 7 të Unazës së Madhe. Më herët, Balluku ishte marrë e pandehur vetëm për dosjen e Tunelit të Llogarasë dhe Lotin 4 të Unazës së Madhe.

Ndërkohë, GJKKO ka vendosur zgjatjen e afatit të hetimeve edhe me tre muaj. Mësohet se Belinda Balluku mund të mos paraqitet personalisht për komunikimin e akuzave, por të përfaqësohet nga avokati i saj, Ardian Kalia. Akuza për të njëjtat vepra penale u është komunikuar edhe Evis Berbertit dhe Miranda Shkurtes.

Kujtojmë që një ditë më parë, kreu i SPAK, Klodian Braho u tha gazetarëve se çështja e Belinda Ballukut është me prioritet dhe se hetimet ndaj saj vijojnë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot