Çfarë përfshihet në Planin e Paqes të Trumpit për Gazën?

0%

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e kishte shpalosur planin e tij të paqes me 20 pika për Gazën në Shtëpinë e Bardhë më , së bashku me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, i cili kishte deklaruar se Izraeli po i pranonte kushtet, shkruan BBC pas deklarimit të Trumpit se “Hamasi” është pajtuar t’i dorëzojë armët .

Më 3 tetor, “Hamasi” deklaronte se kishte ishte pajtuar t’i kthente të 48 pengjet e mbetura që po mbaheshin në Gazë, në këmbim të të burgosurve palestinezë në burgjet izraelite dhe të paraburgosurve në Gazë, si dhe me propozimin e dorëzimit të qeverisjes së Gazës teknokratëve palestinezë. Por grupi nuk kishte përmendur elementë të tjerë, sidomos kërkesën për dorëzimin e armëve.

Plani i Trumpit, siç u dha nga Shtëpia e Bardhë në atë kohë, thoshte se Gaza do të ishte “zonë e deradikalizuar dhe pa terrorizëm, që nuk përbën kërcënim për fqinjët e saj”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Plani gjithashtu propozonte një “plan zhvillimi ekonomik të Trumpit për ta rindërtuar dhe fuqizuar Gazën”, që, sipas tij, do të krijohej duke “mbledhur një panel ekspertësh që kanë ndihmuar në lindjen e disa prej qyteteve moderne të mrekullueshme në Lindjen e Mesme”. Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com

Burimi: Kallxo