Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar pas përfundimit të kuvendit për shkarkimin e kryetarit Lumir Abdixhikut. Ajo ka pranuar se ishte pjesë e delegatëve që kërkuan ndryshim në LDK. “Po, unë isha në mesin e 152 delegatëve që besuam se LDK-së i duhet ndryshimi, por ishin 170 të tjerë, të cilët mbrëmë patën mendim ndryshe”, ka shkruar Bajrami.
Ajo ka theksuar se vendimi i shumicës duhet respektuar dhe se proceset demokratike janë ato që përcaktojnë drejtimin e një partie. Gjithçka që ndodhi në Kuvendin e jashtëzakonshëm të LDK-së “Në shtëpinë e demokracisë, gjithmonë fiton demokracia”, është shprehur deputetja e LDK-së. Në fund të reagimit të saj, Bajrami ka uruar partinë duke shkruar “Urime, LDK!”.
Ndryshe, Abdixhiku i ka mbijetuar nismës për shkarkimin e tij nga kreu i LDK-së, duke siguruar mbështetjen e shumicës së delegatëve në Kuvendin e jashtëzakonshëm të partisë. Kujtojmë se 170 delegatë votuan kundër shkarkimit të Abdixhikut, duke mbështetur vazhdimin e mandatit të tij si kryetar. Ndërkaq, 152 delegatë votuan për shkarkimin, ndërsa pesë fletëvotime u shpallën të pavlefshme.
