Nis gjykimi në mungesë për 21 të akuzuarit për masakrën e Reçakut

0%

Ka filluar seanca në mungesë ndaj 21 të akuzuarve për veprën penale “Krim i luftës kundër popullsisë civile”, konkretisht për masakrën e Reçakut, ku akuzohen për vrasjen e 42 civilëve më . Seanca e parë fillestare kishte dështuar pasi disa avokatë nuk ishin pajisur me shkresat e lëndës dhe kishin munguar disa avokatë të tjerë.

Ndryshe, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës më ka ngritur aktakuzë, me propozim për gjykim në mungesë, ndaj 21 personave të cilët i akuzon për veprën penale “Krim i luftës kundër popullsisë civile”, konkretisht për masakrën e Reçakut. Ata akuzohen për vrasjen e 42 civilëve më .

Aktakuza përshkruan vrasjet mizore, trajtimin çnjerëzor, dëbimet dhe shkatërrimin e pasurisë së civilëve. Sipas aktakuzës të akuzuar në këtë rast janë: Obrad Stevanoviq, Radomir Markoviq, Krsman Jeliq, Goran Radosavljeviq, Zhivko Trajkoviq, Bogoljub Janiqeviq, Milan Leçiq, Radomir Mitiq, Dragan Gjorgoviq, Branko Mladenoviq, Dragan Jasoviq, Momqilo Sparavalo, Darko Amanoviq, Srboljub Vujnoviq, Bozhidar Marinkoviq, Zoran Stanojeviq, Milan Josanoviq, Goran Petkoviq, Dragoslav Nikoliq, Çedomir Aksiq dhe Zvonimir Janiqijeviq.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në aktakuzë thuhet se në periudhën 1998-1999, gjatë kohës së luftës në Kosovë, në fshatin Reçak, Komuna e Shtimes, me dashje, në bashkëkryerje dhe individualisht dhe në përgjegjësinë komanduese, si pjesëtarë të Ushtrisë së ish-Jugosllavisëm Brigadës “243 të Mekanizuar”, Armatës së III-të e quajtur “Korpusi i Prishtinës”, dhe si pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MUP)- në të cilën bënin pjesë: Njësitë e Veçanta të Policisë të njohura si “PJP”, Njësitë Speciale Antiterrosite të njohura si “SAJ”, Njësitë e Divizionit për Siguri Shtetërore të njohura si “RDB”, Njësitë e Divizionit për Siguri Publike të njohura si “RJB” dhe Njësitë Rezervë, 21 të akuzuarit kanë shkelur rëndë rregullat e të drejtës ndërkombëtare, duke kryer vrasje, trajtim çnjerëzor, shkatërrim të pasurisë, dëbim masiv dhe spastrim etnik të popullsisë civile të nacionalistetit shqiptar të cilët nuk ishin të përfshirë në luftë.

Krimet e lartpërmendura, aktakuza thotë se të akuzuarit i kanë kryer në këto cilësi: Obrad Stevanoviq- shef i administratës së MUP-it dhe ndihmës-ministër në Serbi, Radomir Markoviq- ndihmës-ministër i MUP-it, Divizioni i Sigurimit të Shtetit (RDB), Krsman Jeliq- Komandant i Brigadës 243 të Mekanizuar të Armatës së III-së të Korpusit të Prishtinës, Goran Radosavljeviq i njohur me nofkën “Guri”- ndihmës-komandant i Shtabit të Përgjithshëm për Operacione Speciale për Kosovë, Zhivko Trajkoviq- Komandant i Njësive Speciale Antiterroriste (SAJ), Bogoljub Janiqeviq- kryeshef i Sekretariatit për Punë të Brendshme në Ferizaj, Milan Leçiq- komandant i Njësive të Veçanta të Policisë së Serbisë i PJP, Radomir Mitiq- komandant i Stacionit Policor në Ferizaj, Dragan Gjorgoviq- komandant i Stacionit Policor në Shtime, Branko Mladenoviq- zëvendëskomandant i Stacionit Policor në Shtime, Dragan Jasoviq- polic dhe inspektor i hetimeve në Stacionin Polior në Ferizaj, Momqilo Sparavalo- polic dhe inspektor i hetimeve në Stacionin Policor në Ferizaj, Darko Amanoviq- polic dhe inspektor i hetimeve në Stacionin Policor në Ferizaj, Srboljub Vujnoviq- polic dhe inspektor i hetimeve në Stacionin Policor në Ferizaj, Bozhidar Marinkoviq- polic dhe inspektor i hetimeve në Stacionin Policor në Shtime, Zoran Stanojeviq- polic dhe inspektor i hetimeve në Stacionin Policor në Shtime, Milan Josanoviq- pjesëtar i PJP-së, Goran Petkoviq- pjesëtar i PJP-së, Dragoslav Nikoliq- pjesëtar i PJP-së, Çedomir Aksiq- pjesëtar rezervë i Policisë në Stacionin Policor në Shtime, dhe Zvonimir Janiqijeviq- pjesëtar rezervë i Policisë në Stacionin Policor në Shtime.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com