“Kaq mendjemadhe dhe falso”, Bora Zemani i përgjigjet komentit kritik

0%

Moderatorja e njohur Bora Zemani ka zhvilluar së fundmi një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, duke u dhënë mundësi të bëjnë pyetje dhe të ndajnë mendimet e tyre. Mes mesazheve pozitive, nuk munguan as komentet kritike. Një ndjekës i shkroi moderatores: “Pse je kaq mendjemadhe dhe kaq fallco. Këtu bën si e mirë, por ata që të njohin thonë je mendjemadhe shumë”.

Bora Zemani/Instagram Në vend që të hynte në debat apo të jepte sqarime të gjata, Bora zgjodhi t’i përgjigjej me qetësi dhe ironi. “Ata e dinë më mirë, gjithmonë”, shkroi moderatorja, duke e shoqëruar përgjigjen me një emoji që qesh me lot. Me këtë reagim, Bora Zemani tregoi se zgjedh t’i trajtojë me humor komentet negative që merr në rrjetet sociale. Bora Zemani/Instagram

Burimi: Telegrafi