Ekskluzive | Bastisja për të shtënat me armë eskalon në Hajvali – dy

0%

Një aksion policor për zbardhjen e rastit të të shtënave me armë në Hajvali ka eskaluar në përplasje fizike, pasi dy persona dyshohet se penguan Policinë gjatë bastisjes dhe njëri prej tyre goditi një zyrtar policor. Sinjali mëson se të dyshuarit janë Enver Hajrizi rreth 54-vjeç dhe Driton Hajrizi rreth 49-vjeç.

Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur rreth orës të 30 korrikut, derisa hetuesit e Kryeqytetit po realizonin një bastisje në rrugën “Ulëza” në Hajvali, në kuadër të hetimeve për rastin e përdorimit të armës dhe mbajtjes së paautorizuar të armëve.

Gjatë bastisjes, të dyshuarit fillimisht kanë ofenduar vazhdimisht zyrtarët policorë dhe më pas kanë tentuar t’i pengojnë në kryerjen e detyrës zyrtare. Për shkak të situatës së krijuar, policët janë detyruar t’i arrestojnë, ndërsa gjatë arrestimit ata kanë bërë rezistencë aktive.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Burimet bëjnë me dije se njëri prej të dyshuarve dyshohet se e ka goditur një zyrtar policor në fytyrë, i cili më pas ka pranuar trajtim mjekësor. Pas intervistimit në Stacionin Policor “ Jugu ”, me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti për veprën penale “ Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare ”.

Pavarësisht dyshimeve, Enver Hajrizi dhe Driton Hajrizi janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet lidhur me rastin vazhdojnë. Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com