Një person i kërkuar me urdhër të Gjykatës Themelore në Gjakovë është arrestuar paraditen e së enjtes pas një aksioni të Policisë së Kosovës. Sinjali mëson se bëhet fjalë për Sulejman Meqën , 43 vjeçar, me vendbanim në Gjakovë. Sipas burimeve, arrestimi është kryer rreth orës në rrugën “Dëshmorët e Lirisë”, pasi Policia kishte siguruar informacione operative për vendndodhjen e tij.
Pas verifikimeve në terren, njësitë policore kanë lokalizuar dhe arrestuar 43-vjeçarin, ndaj të cilit ishte në fuqi një urdhëresë aktive e Gjykatës Themelore në Gjakovë. Me përfundimin e procedurave policore, Sulejman Meqa është dërguar për vuajtjen e dënimit prej 120 ditësh në Burgun e Dubravës, në zbatim të vendimit gjyqësor.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
