Shpërndaje në: Ajo vendos të hapë arkivat dhe aty nuk lexohet vetëm historia e saj dhe e familjes. Një dokument si lejeqëndrimi bëhet artefakt që lidh kohë, e krejt ekspozita reflekton “mbi mënyrat se si historitë e zhvendosjes kalojnë nga një brez në tjetrin”. Është një gjendje mjegullnaje, gjësendeve krejt të thjeshta ua vesh estetikën dhe bashkë krijojnë rrëfim.
Ekspozita “The Blue Hour” e Anita Muçollit vjen në kohën e duhur dhe sjell një botë pa përkatësi midis atdheut dhe diasporës Vigjilencë Islami “The Blue Hour” është një botë paralele midis kujtesës së trashëguar dhe përvojës së jetuar. Në mes është artistja.
Edhe takimi me publikun – me ekspozitën e parë personale në Kosovë – për vetë artisten Anita Muçolli e cila jeton në Zivicër, është një përvojë më vete. Një leje vozitjeje, vulë në pasaportë a lejeqëndrimi, në shikim të parë mund të mos kenë peshë. Por kur merr kontekst historik, rëndon edhe si artefakt që lidh kujtesën kolektive.
Gjësendeve krejt të thjeshta, Muçolli ua vesh estetikën, dhe bashkë krijojnë rrëfim. Është rrëfimi që ajo vendos ta ndajë me publikun jo për ta shpalosur si të tillë, por të krijojë ura komunikimi midis diasporës e vendorëve, mbi të gjitha midis kohëve.
Vepra e saj, siç shkruhet edhe në katalogun e ekspozitës së hapur të enjten mbrëma në galerinë “Qafa”, reflekton “mbi mënyrat se si historitë e zhvendosjes kalojnë nga një brez në tjetrin”. “Përtej rrëfimit, ajo u kthehet mungesave, gjesteve të mishëruara në trup, ritualeve familjare dhe heshtjeve që shpesh shoqërojnë përvojat e dhunës dhe migrimit.
Hulumtimi i saj i fundit shpaloset si një proces i papërfunduar në mjedisin e saj më të afërt, në arkivat familjare. Ky është një proces i formësuar nga negociimi i vazhdueshëm midis biografisë personale, historisë kolektive dhe dëshirës për t’u vendosur brenda të dyjave”, shkruhet në katalogun e ekspozitës së kuruar nga Hana Halilaj.
”Nuk është hera e parë që ekspozoj në Kosovë, kam pasur disa ekspozita grupore, një në 2023-tën, në Galerinë Kombëtare, edhe një e kam pasur në ‘Autostrada Biennale’ vitin e kaluar, por jam shumë e kënaqur që jam kthyer tash për ekspozitë personale se është hera e parë që ekspozoj jashtë Zvicrës, dhe hera e parë që është ekspozitë personale në Kosovë”, ka thënë Muçolli.
Edhe Kulturë 20 nën 2025 Strauss, superylli i kohës së tij Titulli ”The Blue Hour” sipas artistes përfaqëson një gjendje papërkatësie.
“E kam zgjedhur, sepse kam dashur të flas për këtë gjendjen kur ndihesh që nuk je as këndej as andej, domethënë si ‘State of Limbo’ një gjendje pasigurie, që unë mendoj edhe e di që shumë njerëz në diasporë, por edhe shumë njerëz që migrojnë e ndiejnë veten në atë gjendje”, ka thënë ajo. Një leje vozitjeje, vulë në pasaportë a lejeqëndrimi, në shikim të parë mund të mos kenë peshë.
Por kur merr kontekst historik, rëndon edhe si artefakt që lidh kujtesën kolektive Nuk pret nga vizitorët vendas që domosdoshmërisht të kenë ndonjë ndjenjë apo të marrin ndonjë mesazh nga veprat e saj. Intepretimin e lë të hapur dhe kjo është një matricë konstante e artit të saj.
”Besoj që shumë njerëz kanë me i pa veprat dhe kanë me i ndie nëse janë të diasporës, kanë me u lidhë në një anë tjetër me veprat, sepse veprat janë duke folur për këtë atë që e përjeton njeriu që migron”, ka thënë ajo.
Periudha në të cilën është hapur ekspozita, duket të jetë e mirëmenduar, për t’ua hapur kështu dyert edhe vizitorëve nga diaspora, numri i të cilëve është i madh gjatë verës. Instalacioni “Permis de ______” është njëra prej shtatë veprave të ekspozitës. Një leje qëndrimi zbërthehet si një lloj artefakti që i paraprin fatit të emigrantëve.
Dokumentat e skanuara “skanojnë” gjashtë etapa që lidhin një rrugëtim. Tek ua jep tistin estetik me mënyrën se si prezantohen, rrëfimi s’është më vetëm personal. Mes dokumenteve është edhe ai drejtuar autoritetit zviceran të migracionit përgjegjës për çështjet e azilit dhe të qëndrimit, “ku konfirmohet se Nefise Muçolli, nëna e artistes, ishte shtatzënë dhe pritej të lindte më ”.
“Mjeku kërkon shtyrjen e dëbimit (Ausweisung) për rreth tre muaj, në mënyrë që ajo të mund të lindë dhe të rikuperohet në mënyrë të sigurt. Fëmija për të cilin bëhet fjalë në dokument ishte Anita”, shkruhet në katalog. Te një tjetër vepër si ”Connected Plates”, ajo “zhvendos” në galeri një copë shtëpie. Është një raft pjatash, që ngjallin interpretime të ndryshme.
Është pikërisht ajo që kërkon artisja: që arti i saj të lexohet nga secili. Edhe Kulturë 11 o. më parë Opera në sheshin e Prishtinës i thërret paqes Kuratorja Hana Halilaj, ka thënë se tematika e shpërnguljes, migrimit ishin ato që bashkuan interesin e tyre për një ekspozitë grupore vitin e kaluar në Berlin, dhe më pas çoi drejt bisedave më të thella me artisten Muçolli, të cilat sollën ekspozitën e saj të parë personale këtë vit në Kosovë.
”Kam pasur mundësinë që të bashkëpunoj me Anita Muçollin edhe në vitet e mëparshme, edhe kemi qenë në bashkëbisedim rreth tematikave të ndryshme rreth praktikës së saj artistike, mirëpo prej një interesi të përbashkët, edhe vitin e kaluar në një ekspozitë grupore të prezentuar në Berlin, e cila ka trajtuar tematikën e shpërnguljes, migrimit, duke e shikuar këtë prej prizmit të gjeneratës së dytë të personave të cilët kanë migruar, jo vetëm nga Kosova, mirëpo nga diaspora në përgjithësi dhe nga prespektiva të ndryshme”, ka thënë ajo.
Historia familjare e Muçollit, siç prezantohet në katalog, është pjesë e një trajektoreje më të gjerë migrimi nga Kosova në Zvicër. Ka theksuar praktikën e thellë të artistes në hulumtim, një marrëdhënie shumë të mirë me mënyrën se si komunikon edhe se si i trajton materialet. Urtina Hoxha, vizitore, ka pëlqyer mënyrën se si artistja i “përkthen” në art dokumentet arkivore.
“Mua personalisht po më pëlqen shumë. Mund të them që pjesa ime e preferuar është se si arkivat janë përdor edhe janë përkthyer në mediume të reja, ndoshta që nuk janë shumë tradicionale, domethënë nuk është veç një vulë e përkthyer në fletë, por ka sjellë instalacione, dhe kjo është pjesa ime e preferuar.
Gjithashtu shumë e rëndësishme për mua është të shoh punë të tilla ku memoriet dhe arkivat personale të familjeve tona, të grave të nënëve tona, janë pjesë e ekspozitave në institucionet e tona, si këtu”, ka thënë ajo. Edhe Kulturë 18 o. më parë Arti me shkumës, një traditë moderne në Japoni Anita Muçolli është artiste kosovare e lindur në Zvicër, e cila jeton dhe punon në Bazel.
Sipas biografisë së saj, hulumton gjurmët psikologjike që lënë objektet, ndërtesat dhe hapësirat mbi njeriun. “Duke u nisur nga materiali ekzistues, ajo e zhvendos atë në një kontekst tjetër, në një material të ri apo në një gjuhë formale të zbutur dhe të rafinuar.
Ky proces tjetërsimi dhe përpunimi i lejon asaj të vëzhgojë cilësitë shprehëse të hapësirave dhe objekteve, ashtu edhe logjikën shoqërore dhe politike që fshihet pas dizajnit të tyre”, shkruhet ndër të tjera.
Ka marrë pjesë në ekspozita të shumta grupore përderisa ekspozitën e saj të parë personale e ka hapur në Sattelkammer, BernAjo përfundoi studimet BA (2020) dhe MA (2022) në Basel Academy of Art & Design FHNW.
