Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se sot, më , do të zbatohet kufizimi i përkohshëm i qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë, bazuar në parashikimet zyrtare të temperaturave. Sipas njoftimit, në autoudhë kufizimi do të jetë në fuqi nga ora deri në , për shkak se temperaturat pritet të arrijnë ose të tejkalojnë 32°C.
Ndërkohë, në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse, qarkullimi i këtyre automjeteve lejohet pa kufizime. Nga ky vendim përjashtohen automjetet e organeve të rendit dhe sigurisë publike, shërbimeve emergjente, si dhe ato të institucioneve shëndetësore.
Ministria u bën thirrje operatorëve dhe ngasësve që të respektojnë kufizimin dhe të planifikojnë qarkullimin në përputhje me orarin e përcaktuar.
