​Ndahet nga jeta ikona e Milanit

0%

Franco Baresi, një nga futbollistët më të mëdhenj në historinë e Milanit dhe futbollit italian, ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare, pas një beteje me një sëmundje të rëndë. Lajmi u konfirmua nga Milai përmes një reagimi zyrtar, ku klubi i bëri homazhe ish-kapitenit dhe një prej figurave më emblematike të historisë së tij. “Historia e Milanit është në lot për humbjen e Franco Baresit.

Shembulli dhe thellësia e tij do të jetë përherë, si fanella e tij me numër 6, pjesë integrale dhe themelore e ADN-së dhe rrugës së gjithë Klubit. Ngushëllimet që AC Milan i shtrin të gjithë familjes së Franco Baresit janë të njëjtat që çdo tifoz rossoner i bën vetes në një orë kaq të vështirë”, thuhet në reagimin e klubit.

Baresi është një nga ikonat më të mëdha në historinë e Milanit, klub me të cilin zhvilloi 719 ndeshje zyrtare, rekord që e vendos mes futbollistëve më të spikatur të kuqezinjve. Gjatë karrierës së tij ai fitoi gjashtë tituj të Serie A, tre Kupa Evropiane, dy Kupa Ndërkontinentale dhe katër Superkupa të Italisë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

I lindur në vitin 1960, ish-mbrojtësi ishte pjesë e pandashme e brezit të artë të Milanit dhe veshi edhe fanellën e Kombëtares së Italisë në 81 ndeshje. Që nga viti 2020 ai mbante postin e nënkryetarit të nderit të AC Milan.

Ndarja nga jeta e Franco Baresit përbën një humbje të madhe për futbollin botëror, ndërsa emri dhe trashëgimia e tij do të mbeten përgjithmonë pjesë e historisë së Milanit dhe sportit.

Burimi: Bota Sot