Shqipëria të premten do të jetë në ndikim të masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se moti parashikohet kryesisht i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare. Era do të fryjë me drejtim nga kuartati i veriut me shpejtësi mesatare 5 m/s, e cila hera-herës në bregdet dhe lugina pritet të fitojë shpejtësi deri në 10 m/s.
Ndërkaq, do të ketë valëzim në det të forcës 1-2 ballë.
Burimi:
Telegrafi
