Malisheva nuk reziston në Skoci

0%

Malisheva është eliminuar nga garat e Conference League. Skuadra malishevase nuk arriti t’i rezistojë Hibernianit në Skoci, duke pësuar humbje 4:1 në ndeshjen e kthimit të rrethit të dytë kualifikues. Me këtë rezultat u zhvlerësua fitorja 2:0 e Malishevës në ndeshjen e parë, ndërsa skuadra skoceze avancoi në rrethin e tretë me rezultat të përgjithshëm 4:3.

Në minutën e 83-të, Omer Bajraktari realizoi golin e vetëm për Malishevën, duke ngushtuar rezultatin në 4:1, por kjo nuk mjaftoi që të siguronte kualifikimin. Golat për vendasit u shënuan nga Elding (9′), Passlack (15′), Lawe (35′) dhe Boyle (57′). Pas Dukagjinit të Klinës dhe Ballkanit të Therandës, sonte u eliminua edhe Malisheva.

Burimi: Bota Sot