Në Gjykatën Themelore në Prishtinë nesër pritet të mbahet seanca gjyqësore ndaj 21 personave të akuzuar për krime lufte kundër popullsisë civile.
Të akuzuarit në këtë rast janë: Zllatomir Peshiq, Mlladen Cirkoviq, Radomir Markoviq, Dushko Adamoviq, Obrad Stevanoviq, Zhivko Trajkoviq, Goran Radosavleviq, Bogolub Janiçqviq, Sllavisha Ivanoviq, Boshko Vukiqeviq, Sreten Popoviq, Nikolla Petroviq, Kërsman Jellliq, Lubisha Stojimiroviq, Bozhidar Deliq, Radojko Stefanoviq, Dragan Zhivanoviq, Milosh Gjoshan, Lubinko Cvetiq, Bozhidar Filiq dhe Milovan Kovaçeviq.
Ata akuzohen për veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”. Seanca është paraparë të nisë nga ora në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
