Ballkanit i kushton goli në finish, eliminohet me penallti

0%

Ballkani i Therandës nuk është kualifikuar në rrethin e tretë të kualifikimeve për Conference League, pasi mposhtet nga Bohemiansin e Republikës së Irlandës pas ekzekutimit të penalltive me rezultat 5:4. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” përfundoi 3:2 në favor të Ballkanit në kohën e rregullt.

Duke qenë se ndeshjen e parë në Dublin e kishte humbur me rezultat 2:1, rezultati i përgjithshëm u barazua 4:4, duke e çuar sfidën në vazhdime. Në dy pjesët shtesë prej nga 15 minutash nuk pati gola, ndërsa fituesi u përcaktua pas ekzekutimit të penalltive, ku skuadra irlandeze u tregua më e saktë.

Skuadra nga Theranda zhvilloi një paraqitje shumë të mirë dhe arriti ta përmbysë disavantazhin nga ndeshja e parë. Në një atmosferë të mirë në stadiumin “Fadil Vokrri”, Ballkani ishte i pafat. Momenti më spektakolar i takimit erdhi në minutën e 58-të, kur Toni Domgjoni realizoi një supergol nga rreth 18 metra, duke goditur saktë në këndin e poshtëm të majtë për rezultatin 3:1.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në minutën e 88-të, mysafirët fillimisht u ndalën nga shtylla, por vetëm pak sekonda më vonë arritën të shënojnë për 3:2, duke e dërguar ndeshjen në vazhdime. Për Ballkanin shënuan Serebe (10′), Giovani (52′) dhe Toni Domgjoni (58′), ndërsa për Bohemians realizuan James-Taylor (20′, nga penalltia) dhe Hickey (88′).

Pas penalltive, Bohemians siguroi kualifikimin në rrethin e tretë të Conference League. Penalltitë, për Ballkanin shënuan Ismajlgeci, Berisha, Diene, Dosso, dështoi Jashanica (godet shtyllën e majtë pingule) për Bohemians realizuan Ëhelan, Devoy, Byrne, Rooney e Flores.

Burimi: Bota Sot