Real Madridi në negociata me Manchester Cityn, synon transferimin e

0%

Real Madridi ka nisur zyrtarisht negociatat me Manchester Cityn për transferimin e mesfushorit spanjoll, Rodri. Sipas raportimeve të Sky Sport Germany , klubi anglez kërkon rreth 75 milionë euro për kartonin e 30-vjeçarit, ndërsa kampioni i Evropës është i gatshëm të ofrojë mbi 50 milionë euro për të siguruar shërbimet e tij.

Raportohet gjithashtu se vetë Rodri e sheh me sy pozitiv mundësinë e një transferimi në “Santiago Bernabéu” dhe është i interesuar t’i bashkohet Real Madridit. Megjithatë, bisedimet mes dy klubeve janë ende në fazën fillestare dhe mbetet të shihet nëse palët do të arrijnë një marrëveshje për shumën e transferimit në ditët në vijim. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com