Shkëndija merr fitore të madhe në fund ndaj Bravo – siguron kalimin

0%

Shkëndija e Tetovës ka siguruar kualifikimin në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës, pasi eliminoi skuadrën sllovene Bravo me rezultat të përgjithshëm 4-3 pas dy ndeshjeve. Pas humbjes 2-1 në ndeshjen e parë si mysafire, skuadra tetovare e mbylli punën edhe në sfidën e kthimit, ku triumfoi me rezultat 3-1, duke vulosur avancimin në fazën tjetër të garës.

Edhe pse Shkëndija e nisi mirë takimin dhe krijoi raste në minutat e para, ishte Bravo që kaloi e para në epërsi. Në minutën e 17-të, Jakoslav Stankovic realizoi për 0-1, duke rikthyer përkohësisht baraspeshën në rezultatin e përgjithshëm. Megjithatë, reagimi i vendasve ishte i shpejtë.

Në minutën e 36-të, mbrojtësi i Bravos, Gašper Jovan, devijoi topin në rrjetën e tij, duke i dhënë Shkëndijës golin e barazimit dhe një avantazh të rëndësishëm në totalin e dy ndeshjeve. Shkëndija e nisi në mënyrën më të mirë edhe pjesën e dytë. Vetëm pak minuta pas rifillimit të lojës, Almir Kryeziu përmbysi rezultatin në 2-1, duke e afruar edhe më shumë ekipin maqedonas me kualifikimin.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Çdo dilemë u shua në minutën e 88-të, kur Marko Gjorgjievski realizoi golin e tretë të mbrëmjes për Shkëndijën, duke vulosur fitoren 3-1 dhe kualifikimin me rezultat të përgjithshëm 4-3.

Në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës, Shkëndija do të përballet me fituesin e çiftit Malisheva – Hibernian, me skuadrën tetovare që tashmë pret të mësojë kundërshtarin e radhës në rrugëtimin e saj evropian.

Burimi: Telegrafi