Berisha: E votoj me dy duar që kryeministri të ketë vetëm dy mandate

0%

Kreu i Partisë Demokratike në Shqipëri, Sali Berisha, ka deklaruar se është i gatshëm të votojë një ndryshim kushtetues që do të përcaktonte kufizimin e mandatit të kryeministrit në dy mandate në krye të qeverisë. Në një intervistë për emisionin “Off the Record” në A2 CNN, Berisha tha se një dispozitë e tillë do të ishte e dobishme në rrethanat aktuale politike në Shqipëri.

Sipas tij, qeverisja e gjatë e kryeministrit Edi Rama ka krijuar nevojën për një kufizim të tillë, duke e akuzuar atë se ka tejkaluar kufijtë e një qeverisjeje normale. “Jam gati të votoj një klauzolë të tillë. Normalisht nuk qëndron, por a është e dobishme? Është e dobishme. Edi Rama e faktoi këtë.

Kur ka një njeri të zhveshur nga çdo normë morale, ai është një rrezik kombëtar më i madh nëse nuk i pritet mandati me dy mandate”, ka deklaruar Berisha. Ai shtoi se do ta mbështeste një ndryshim të tillë nëse do të sillej në Kuvend. “Ta sjellin dhe unë e votoj me të dy duart. Jam njeri që respektoj Kushtetutën. Jam gati të votoj ndryshimin kushtetues që nesër”, ka thënë kreu i PD-së.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Berisha e lidhi këtë qëndrim me atë që ai e cilësoi si keqpërdorim të pushtetit nga ana e kryeministrit Rama, duke përmendur pretendimet e tij për manipulim të zgjedhjeve. “Kjo kërkesë ka një bazë në realitetin shqiptar, pasi një njeri u bë diktator i urryer”, ka deklaruar Berisha.

Kufizimi i mandateve të kryeministrit është një çështje që është diskutuar edhe më herët në skenën politike shqiptare, por deri tani nuk ka pasur një ndryshim kushtetues për këtë çështje.

Burimi: Telegrafi