Abdixhiku me mesazh të fortë për Përparim Ramën

0%

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, pas Kuvendit të sotëm të partisë, ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me kërkesat për shkarkimin e tij dhe raprtimet për ndërhyrje në proceset e brendshme të LDK-së.

Ai tha se, bazuar në atë që ka parë nga përgjimet dhe nga ajo që është bërë publike, nëse vërtetohet se janë përdorur mekanizma shtetërorë për ta trazuar LDK-në, atëherë siç tha ai, për këtë do të ketë përgjegjësi. Abdixhiku u pyet edhe nëse në këtë drejtim ka qenë i përfshirë kryetari i Prishtinës, Përparim Rama. “Nëse z. Rama është përfshirë në këtë drejtim, ai ka gabuar rëndë.

Anëtarësia e LDK-së nuk e fal një gjë të tillë”, theksoi ai.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot