Berati ndër qarqet me nivelin më të ulët të kriminalitetit

0%

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skender Hita, ka vlerësuar se srejtoria vendore e Policisë Berat renditet ndër strukturat me nivelin më të ulët të kriminalitetit në Shqipëri, duke theksuar se kjo nuk do të ndikojë në uljen e angazhimit për luftimin e veprimtarive kriminale.

Deklaratat u bënë pas inaugurimit të ambienteve të reja të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, ku Hita tha se investimi do të përmirësojë kushtet e punës për efektivët dhe do të rrisë cilësinë e shërbimeve për qytetarët.

Ai theksoi se infrastruktura moderne, e kombinuar me profesionalizmin dhe etikën e punonjësve të Policisë së Shtetit, do të ndikojë në forcimin e sigurisë për banorët e qarkut dhe turistët që vizitojnë Beratin.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve për renditjen e Beratit si drejtoria me parametrat më të mirë të rendit dhe qetësisë, Hita tha se të gjitha drejtoritë vendore punojnë çdo ditë për garantimin e sigurisë publike.

Sipas tij, ndonëse Berati ka një numër shumë të ulët të krimeve të rënda dhe renditet ndër qarqet me kriminalitetin më të ulët, Policia nuk do ta ulë vëmendjen ndaj fenomeneve kriminale.

Ai nënvizoi se shpërndarja e lëndëve narkotike pranë shkollave dhe kultivimi i bimëve narkotike mbeten ndër prioritetet kryesore të punës së Policisë së Shtetit, me synim goditjen e çdo aktiviteti kriminal dhe garantimin e një mjedisi sa më të sigurt për qytetarët.

Burimi: Bota Sot