Nga sheshi i protestës së 61-të para Kryeministrisë, foli edhe një i ri që theksoi se protesta nuk bëhet për interesat personale të gjithsecilit, por për një Shqipëri të re që duhet të ndryshojë. Ai tha se protesta nuk ishte diçka e vogël, por i shërbente të gjithë qytetarëve që nuk zgjodhën të heshtnin, por të dilnin në revoltë. “Kjo nuk është diçka e vogël.
Gjithçka duhet të ndryshojë, Shqipëria duhet të ndryshojë, zëri jonë ka rëndësi. Juve po ndryshoni Shqipërinë. Kur një person flet, një tjetër nuk ndihet vetëm, kur një peron ngrihet, një tjetër po ashtu ngrihet”, tha ai mes të tjerash. I riu falënderoi të gjithë qytetarët që dilnin në shesh prej dy muajsh dhe nënvizoi se protesta do vijonte për të çliruar vendin.
“Faleminderit që vini këtu, që nuk zgjodhët heshtjen dhe që luftoni për një Shqipëri të lirë. Jo vetëm për vetën, por për të gjithë Shqipërinë. Faleminderit për frymëzimin”, përfundoi ai fjalimin e tij nga podiumi në bulevard.
